KreuCelebrity

Juli krahason lidhjen e Romeos me atë të Donaldit dhe Trixës: Prit kur të vijë dikush nga jashtë!

Juli krahason lidhjen e Romeos me atë të Donaldit dhe Trixës:

Jul Deda u hodh në sulm ndaj Romeo Veshajt pas përfundimit të spektaklit në Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme. Kur po qëndronin në oborr, Juli i tha "copë" se Romeo krijoi një histori rozë për të kopjuar lojën e vëllait të tij, Donaldit në BBV1. Ai e ironizoi aktorin duke thënë që tani që Romeo u nda nga Heidi, duhet të presim të futet një vajzë tjetër me të cilën ai të krijojë një histori dashurie duke e krahasuar me trekëndëshin Donald-Beatrix-Bora në edicionin e parë.

“Prandaj je lidhur për të bërë skemë. Se e ke shembullin. Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë. Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”, tha Juli.

Sakaq, në debat është përfshirë dhe Françeska me Romeon, ku kjo e fundit i thotë banorit se loja që ai po bën ka ndodhur përpara tre vitesh dhe se të ulë pak ritmin. ‘Kjo lojë që po bën ti ka ndodhur përpara 3 vitesh. Ka ndodhur! E kemi parë! Ndrro ritëm. Unë të flas gjithë ditën por ti s’ke nerva të dëgjosh, do vetëm të bërtasësh gjithë ditën.’- tha Françeska.

Juli krahason lidhjen e Romeos me atë të Donaldit dhe Trixës:

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF