Vëllai i Jul Dedës, Mario reagoi ashpër në Instagram kundër njërës prej banoreve të Big Brother. Ai foli për provokime ndaj Julit me pyetje aspak normale. Edhe pse ai nuk ka dhënë emër se me cilën banore e ka, të gjithë mendojnë se bëhet fjalë për Julian, pasi kjo e fundit e pyeti Julin nëse Heidi e tërheq si femër. Juli vetë e mohoi një gjë të tillë duke thënë se me Heidin ka një raport shumë të mirë miqësor.
Menjëherë pas këtij episodi, Mario shkroi:
“Del nje qe e ka bere jeten e familjen e vet sallat turshi dhe na hap mendjen me pyetje epshesh..
Mos ke patur ndonje histori incesti ne shtepi qe te shkon mendja ne te tilla gjera moj shoqe?!
Kur i drejtoheni apo flisni per Julin, beni gargar me vullkan mepar! stop promovimit te grave skandaloze…le te diskutohesh keshtu neper portale?”