Justin Timberlake disa javë më parë hoqi të gjitha postimet e tij nga Instagrami. Veprim i cili erdhi pasi Timberlake çaktivizoi komentet pasi në media dolën në dritë detaje nga marrëdhënia e tij e shumëpërfolur me Spears nga libri i saj “Gruaja brenda meje”.
Timberlake mori një mori kritikash për abortin që dyshohet se e detyroi këngëtaren. “E doja shumë Justinin. Gjithmonë kam pritur që një ditë do të bëheshim një familje së bashku. Vetëm se kjo do të ndodhte shumë më shpejt nga sa prisja. Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të vegjël”, u shpreh Britney.
Së fundmi Justin Timberlake ka rihapur llogarinë e tij në Instagram, për të promovuar këngën e tij të re, e para pas gjashtë vitesh. Justin Timberlake ka shpërndarë pak nga kënga e tij e re, “Selfish”, të cilën e ka shoqëruar me pamjet e tij duke u provuar në Teatrin Orpheum në Memphis, Tennessee, ku luajti të premten mbrëma.
Kujtojmë që albumi i fundit i Timberlake, Man Of The Woods, u publikua pothuajse gjashtë vjet më parë në shkurt 2018.