KreuCelebrity

“Kam mamin me kancer”, historia e trishtë e Çiljetës: Kam shumë merak tani që po i bien flokët nga kimioterapitë

“Kam mamin me kancer”, historia e trishtë e
Këngëtarja e mirënjohur Çiljeta Xhilaga ka bërë një rrëfim prekës në “Ferma Vip”. Në një bashkëbisedim me Elsa Lilën, Çili ka treguar se mami i saj vuan nga kanceri dhe aktualisht po ndjek seancat e kimioterapisë.

Këngëtarja, e prekur, thotë se merakun më të madh e ka tek psikologjia e nënës së saj, në këtë kohë kur asaj po i bien flokët nga mjekimet.

“Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po I bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina. Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë  bashkë”, tha Çiljeta.

Elsa Lila, teksa i ka shprehur mbështetjen e saj, e ka këshilluar që të kujdesen sa më shumë për psikologjinë e mamit, në këto momente dhe ta bëjnë sa më të lumtur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF