KreuCelebrity

Kaq e pati Heidi me Romeon? "Te krevati më kap dorën, këtu më sulmon"!

Kaq e pati Heidi me Romeon? "Te krevati më kap dorën, këtu

Edhe pse shumë shpejt për një lidhje si ajo e tyre e cila sapo ka nisur, por Heidi dhe Romeo duket se po përjetojnë krizën e parë në çift në shtëpinë e ‘BBV3’. Ata e filluan ditën me zënka dhe Romeo shprehet se është i zhgënjyer nga partnerja e tij, teksa i thotë se në darkë i kap dorën ndërsa ditën e sulmon para publikut. Zanafilla e ftohjes së papritur të çiftit është një debat që Juli pati me Romeon dhe ndërhyrja e Heidit u pa nga aktori si mbështetje ndaj ‘kundërshtarit’ të tij.

Pjesë nga biseda"

Romeo: Me njerëzit që të duan ti thonë gjërat në vesh. Ti te krevati të jep dorën dhe këtu të sulmon

Heidi: Nuk është kështu

Romeo: Është fiks kështu

Heidi: E ke kuptuar gabim

Romeo: Ti mua më thua që je gjithmonë i varur

Heidi: Unë të thashë që jam munduar të jem jashtë situatave që ti ke me të tjerët

Romeo: Nëse e do një njeri bëhesh gjak, të bëhen sytë gjak. Jo të qeshësh e të më sjellësh njerëz në tavolinë mua. Bëhesh gjak, do t’a hash atë tjetrin. E jo ta përdoresh emrin tim për të mbrojtur atë tjetrin e për të më sulmuar mua. Bëhesh gjak, mos ma trego me fjalë mua. Nuk dua fjalë, fjalë kam nga të gjithë unë. Nëse është nevoja ne ndahemi vetë o zemra, s’ka nevojë për të tjerët

Heidi: Ti po ndahesh nga unë

Romeo: Unë po ndahem nga ti?

Heidi: Po

Romeo: Pse ça të bëra unë?

Heidi: Asgjë, ja s’po më kupton

Romeo: S’po të kuptoj? Po nuk po më jep arsyen, se kupton këtë gjënë?

Heidi: Nuk ka arsye, thjesht si po e kthen ti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF