KreuCelebrity

Kate e prekur nga kanceri, princesha deklaratë publike: "Po i nënshtrohem kimioterapisë"!

Kate e prekur nga kanceri, princesha deklaratë publike: "Po i

Kate Middleton zgjodhi mënyrën më të drejtpërdrejtë për t`i dhënë fund spekulimeve që kanë rrethuar shtrimin e saj në spital dhe “zhdukjen” nga sytë e publikut: Duke thënë të vërtetën! Princesha e Uellsit deklaroi se është sëmurë me kancer, arsye për të cilën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale i është nënshtruar kimioterapisë.

Kate e prekur nga kanceri, princesha deklaratë publike: "Po i

Në një videomesazh të saj, Catherine pohoi se diagnoza ishte një “shok i vërtetë” për të dhe tha se këto muaj e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë. Megjithatë, ajo dha edhe një lajm pozitiv, pasi pohoi se tani është më mirë dhe shëndeti i saj po forcohet dita-ditës. Detaje të llojit të kancerit nga i cili vuan princesha nuk janë bërë publike, por Kensington Palace shprehur bindjen se ajo do ta marrë veten plotësisht. Kate shpjegoi se kishte kishte bërë abdominal në janar, nuk dihej që kishte kancer. “Por testet pas ndërhyrjes zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi t`i nënshtrohesha seancave të kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi," tha princesha.

Ajo u shpreh se po mendonte për të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, duke shtuar: "Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme qoftë ajo, ju lutem mos e humbni besimin apo shpresën. Nuk jeni vetëm". Catherine theksoi se prioriteti tani ishte të qetësonte familjen e saj. "William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta menaxhuar këtë situatë privatisht për hir të familjes sonë të re," ishte mesazhi i saj.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF