KreuCelebrity

“Kate Middleton ka vdekur”: Reagon ish-kujdestari i familjes mbretërore!

“Kate Middleton ka vdekur”: Reagon ish-kujdestari i familjes

Spekulimet për “zhdukjen” e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton kanë pushtuar mediat ndërkombëtare. Ajo nuk ka dalë më në publik që nga 25 dhjetori e janarin e këtij viti, iu  nënshtrua një operacioni të planifikuar në bark. Në rrjetet sociale, teori të shumta konspirative janë përhapur lidhur me vendndodhjen e Princeshës, dhe teoria më e errët ishte spekulimi se ajo mund të ketë vdekur.

“Kate Middleton ka vdekur”: Reagon ish-kujdestari i familjes

Teoritë për “zhdukjen e saj misterioze” u nxitën edhe më shumë, kur një fotografi familjare, e publikuar nga faqja zyrtare e Kate Middleton në rrjetin social X, rezultoi të ishte tërësisht e manipuluar. Madje, sipas raportimeve, thuhet se kjo e fundit reagoi përmes kësaj llogarie zyrtare, duke thënë se pëlqen të editojë paksa fotografitë përpara publikimit. Tani, ish-kujdestari i familjes mbretërore, Paul Burrell i cili i shërbeu Mbretëreshës Elizabeth II si dhe Princeshës Diana, ka treguar se ku është Kate Middleton.

“Kate Middleton ka vdekur”: Reagon ish-kujdestari i familjes

“Kate nuk ka vdekur. Për momentin është duke u trajtuar në Norfolk, ajo është duke pushuar me familjen dhe fëmijët e saj. Ajo do të qëndrojë atje deri pas festës së Pashkëve”, ka deklaruar Barrell.“Princi William është shumë i kujdesshëm ndaj familjes dhe gruas së tij. Prandaj, nuk keni marrë ndonjë përgjigje sepse ai nuk e sheh të arsyeshme të reagojë për raportimet e shtypit. Por, duke mos reaguar po krijohen këto spekulime”, theksoi ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF