KreuCelebrity

Kate Middleton kërkon falje në mes rimëkëmbjes shëndetësore!

Kate Middleton kërkon falje në mes rimëkëmbjes

Kate Middleton pas operacionit të saj në Klinikën e Londrës, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, më në fund ka bërë një deklaratë dhe ka kërkuar falje për mungesën e saj. Ajo nuk është parë në publik nga dita e Krishtlindjeve, por që nga mesi i janarit ka patur një interes të veçantë për shkak të operacionit, duke lënë fansat dhe mediat të aludojnë shumë për shëndetin e mbretëreshës së ardhshme të Anglisë.

Ajo iu nënshtrua një operacioni të planifikuar për një problem abdominal, edhe pse askush nuk e di se çfarë është në të vërtetë, përveç se nuk ka të bëjë me kancerin. Kjo është diçka që është theksuar tashmë për publikun, por së fundmi pas aludimeve të shumta ka ritheksuar se gjithçka është mirë përsa i përket asaj, pasi vazhdon rikuperimin.

“Princesha e Uellsit vlerëson interesin që do të gjenerojë kjo deklaratë”, thuhet në një njoftim për shtyp nga Pallati Kensington. “Ajo shpreson që publiku ta kuptojë dëshirën e saj për të ruajtur sa më shumë normalitet për fëmijët e saj; dhe dëshirën e saj që informacioni personal mjekësor të mbetet privat.

Kate Middleton kërkon falje në mes rimëkëmbjes

Pallati Kensington, pra, do të ofrojë përditësime mbi përparimin e Lartësisë së saj mbretërore vetëm kur të ketë informacione të reja të rëndësishme për të ndarë. Princesha e Uellsit dëshiron t'u kërkojë falje të gjithë të interesuarve për faktin se ajo duhet të shtyjë angazhimet e saj të ardhshme; sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ndoshta do të ishte pranuar krejt normalisht nëse Mbreti i Anglisë, Charles III, nuk do të kishte dhënë informacione në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Monarku si fillim bëri një operacion në prostatë dhe më pas u diagnostikua me kancer, por ai ia ka komunikuar këtë publikut. Kjo i ka bërë njerëzit të shqetësohen për shëndetin e Middleton, duke pasur frikë nga diçka e rëndë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF