Ndarja mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias mesa duket nuk po mbyllen në mënyrë paqësore. Së fundmi gazetari i Klan News Besart Bajraktaraj ka mësuar se Princ Leka ka bërë kallëzim pranë komisariatit nr 1, ku ka pretenduar se është dhunuar dhe kërcënuar nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj.
Mësohet gjithashtu se edhe Zaharia ka bërë kallëzim kundër Lekës. Ata po hetohen në gjendje të lirë për dhunë në familje, ndërkohë që të dy kanë kërkuar urdhërmbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit.
Lajmin e ndarjes ata e dhanë me anë të një deklarate në mediat sociale më 15 janar. “Martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore”, shkroi Princ Leka ndër të tjera.
Princ Leka dhe Elia Zaharia u martuan në vitin 2016, pas një historie dashurie disavjeçare. Ata janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Princesha Geraldinë. Prej muajsh në media po flitet për lidhjen e re të Princ Lekës dhe me fotografen Blerta Celibashi.
Së fundmi në njëfarë mënyrë kanë zyrtarizuar lidhjen, pasi janë fotografuar duke ecur dorë për dore në rrugët e kryeqytetit. Më herët ata janë parë së bashku në aeroport, ndërsa edhe në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet mes tyre.