KreuCelebrity

Këshilla për ta nisur ditën me energji: Transformoni mëngjeset tuaja!

Këshilla për ta nisur ditën me energji: Transformoni

Të zgjohesh duke u ndjerë plot energji dhe gati për të përballuar ditën në vazhdim nuk është thjesht një çështje rastësie; është rezultat i zakoneve dhe rutinave të qëllimshme.  Për shumë njerëz, mëngjeset mund të jenë pjesa më sfiduese e ditës, shpesh duke filluar me alarmet e gjumit dhe një nxitim të turbullt nga dera. Megjithatë, me disa hapa strategjikë, mëngjeset mund të shndërrohen në një kohë energjie, produktiviteti dhe pozitiviteti.

Nëse keni probleme me zgjimin dhe duhet të shkoni në punë herët, atëherë vendosni alarmin, por në të kundërt jo. Lëreni trupin tuaj të zgjohet natyralisht, pa sforcime artificiale siç është alarmi i telefonit, pasi ndikon negativisht në sistemin nervor.

Si fillim duhet të lajmë fytyrën me ujë të freskët sepse është shumë e rëndësishme. Mos hani mëngjes menjëherë, pini pak fare ujë dhe filloni një stërvitje të lehtë për disa minuta (stretching), pasi trupi ka qenë në qetësi përgjatë natës.

Këshilla për ta nisur ditën me energji: Transformoni

Pasi të mbaroni stërvitjen e lehtë në kushte shtëpie (aerobi) mund ta freskoni përsëri fytyrën. Hani mëngjes sepse është shumë e rëndësishme. Dita fillon mbarë me mëngjes të mirë dhe të shëndetshëm, por jo shumë të rëndë.

Qumështi është ide e mirë, por ka veti qetësimi dhe shumë njerëz i vë në gjumë. Bukë e thekur me reçel ose me gjalpë me pak mjaltë është e këshillueshme nga dietologët. Ndërkohë që hani mëngjes këshillohet të dëgjohet muzikë, për të ngritur humorin. Vishuni dhe nisni aktivitetin tuaj të përditshëm.

Këshilla për ta nisur ditën me energji: Transformoni

Është shumë e rëndësishme që të dilni nga shtëpia me mendje të kthjellët, optimist, me energji pozitive dhe buzëqeshni gjithmonë. Përpiquni sa më shumë të largoni energjitë negative që mund t’ju prishin ditën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF