KreuCelebrity

Kiara Tito flet për raportin me vjehrrën! Zbulon si e thërret! A i thotë mami?

 Kiara Tito flet për raportin me vjehrrën! Zbulon si e thërret! A

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në “Ftesë në 5”, ku më së shumti ka folur për pritjen e ëmbël. Ajo tregoi se vajza e tyre u ngjiz në Turqi kur ata ishin me pushime. “Ai tha se kur të shkojmë në Turqi do të bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin. I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj", tha Kiara.

Kiara Tito flet për raportin me vjehrrën! Zbulon si e thërret! A

Kiara Tito gjatë bisedës foli për herë të parë edhe për raportin me vjehrrën e saj. Ajo tha se janë si shoqe dhe i thërret Anxhi, shkurtim i emrit të saj Anxhelina.

 “Kemi një raport si shoqe. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do isha aq e lirshme. Jo se ka ndonjë gjë të keqe, por kur nuk e ke vjehrrën, nuk e mendon ashtu. Nuk do më pelqente ta quaja vjehërr. Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie”, tregoi moderatorja.

Kiara Tito flet për raportin me vjehrrën! Zbulon si e thërret! A

E pyetur se çfarë ka ndryshuar tek ajo gjatë kësaj periudhe, Kiara tha, “Janë ëmbëlsirat, që para se të mbetesha shtatzënë nuk i haja dot, haja vetëm të kripura. I them të gjithëve mos më merrni bakllava. Nuk e zgjoj Luizin në mes të natës. Çohem i bëj vetë gjërat, nuk jam me fiksime. E kam marrë me qetësi”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF