KreuCelebrity

Kim Kardashian ‘sfidon’ Bianca Censorin me veshjen e fundit!

Kim Kardashian ‘sfidon’ Bianca Censorin me veshjen e fundit!

Muajt e fundit, partnerja e Kanye West, Bianca Censori është përfolur shumë për daljet e saj me veshje tejet ekstravagante. Megjithatë, mesa duket së fundmi ajo ka një konkurrente, dhe për më tepër që ka lidhje me burrin e saj.

Kim Kardashian ka arritur t'i befasojë të gjithë me një pamjen e saj të fundit, me një veshje që i lë shumë pak vend imagjinatës.  Anëtarja më e famshme e familjes Kardashian ka publikuar një foto në Instagram me të cilën ka befasuar të gjithë fansat, duke pozuar pa asgjë në pjesën e sipërme dhe vetëm me një palë çorape poshtë.

Kim Kardashian ‘sfidon’ Bianca Censorin me veshjen e fundit!

Siç ka vënë në dukje “Page Six”, disa thonë se është një mesazh për Bianca Censori, pasi ajo ka imituar edhe modelin e flokëve të gruas aktuale të ish-it. Ajo ka pozuar me flokët e zhveshur dhe të pajisur me një palë syze dielli, një pamje që Censori e ka vënë disa herë.

Kim Kardashian ‘sfidon’ Bianca Censorin me veshjen e fundit!

Duke vënë re ngjashmërinë e dukshme mes tyre, më shumë se disa nga ndjekësit e Kim Kardashian shkuan në Instagram dhe shpejt filluan të vënë në dyshim pamjen. “Kim Cesori!!! Kim, çfarë po bën?!?!”, ishte një nga komentet e shumta që talleshin me biznesmenen.

Sipas disa mediave, Kim Kardashian ka dashur të tërheqi vëmendjen e Kanye Ëest në veshjet e gruas së tij aktuale. Biznesmenia dhe modelja thuhet se nuk është adhuruese e gjithë vëmendjes që çifti ka marrë dhe për këtë duket se ka nisur këtë ‘betejë’ mes të dyve.

Kim Kardashian ‘sfidon’ Bianca Censorin me veshjen e fundit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF