KreuCelebrity

Klaudia Pepa rrëfen në Verissimo momentin e vështirë familjar!

Klaudia Pepa rrëfen në Verissimo momentin e vështirë

Në studion e programit të njohur Verissimo ishin të ftuar pjesëtarë të kastit të spektaklit Open, të formuar nga ish nxënës të Amici: Klaudia Pepa, Christian Stefanelli, Samuel Antinelli e Rosa Di Grazia. Ata folën për momentet e bukura, por edhe ato të vështira të karrierës së tyre.

Klaudia Pepa rrëfen në Verissimo momentin e vështirë

Balerina shqiptare nuk i mbajti dot lotët teksa rrëfeu castin kur mendoi të hiqte dorë nga cdo gjë. “Jam shumë e trishtuar, sepse babai im nuk është mirë me shëndet. Mendimi im i parë ishte të lë gjithcka e të kthehem në Shqipëri. Por ime më më dha forcë, e më tha “Jo, duhet ta bësh””, u shpreh ajo.  

https://www.instagram.com/reel/C25Il7NCJDt/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Pas largimit nga Shqipëria, Klaudia shkëlqeu në Italinë fqinjë, ku karriera e saj njohu një rritje të rrufeshme. Pas “Amici”-t, vërshuan ofertat për balerinën e njohur shqiptare nga televizionet italiane apo edhe nga producentë që dëshironin praninë e saj në projektet e tyre. Prej disa vitesh Klaudia ka jetuar mes Shqipërisë dhe Italisë, duke korrur sukses në fushën profesionale ndërsa në 2022, realizoi dhe koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në festivalin “Eurovision”.

Klaudia Pepa rrëfen në Verissimo momentin e vështirë

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF