KreuCelebrity

Kledi Kadiu rrëfen mes lotësh sëmundjen e të birit: “Po lufton, dhe unë…."

Kledi Kadiu rrëfen mes lotësh sëmundjen e të birit:

I ftuar në “Verissimo”, koreografi dhe balerin i njohur Kledi Kadiu rrefeu  detaje nga jeta e tij private, duke iu rikthyer dhe problemeve shëndetësore të djalit të Gabrielit, i cili u diagnostikua me meningoencefalit pak pas lindjes.Meningoencefaliti është një sëmundje që shkaktohet nga një bakteri i meningokut, i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë.

Kledi Kadiu rrëfen mes lotësh sëmundjen e të birit:

 “Do të jetë sigurisht një rrugëtim i gjatë , por ne jemi të kënaqur. Po bëjmë hapa të vegjël përpara”, tha Kledi. “Gabrieli është i vendosur, një luftëtar , si unë”, pohoi me tej koreografi, duke i shpjeguar moderatores Silvia Toffanin se si eshte bere shume me racional lidhur me jeten pas diagnozës së të birit.

Kledi Kadiu rrëfen mes lotësh sëmundjen e të birit:

“Ai po më mëson të marre jetën ashtu siç vjen, të përveshë mëngët dhe të shikojë gjithmonë përpara. Është e kotë të fokusohesh në gjëra nga e kaluara që nuk japin rezultat.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF