KreuCelebrity

Konfirmohet/ Pas ndarjes nga Bad Bunny, Kendall Jenner rikthehet me Devin Booker!

Konfirmohet/ Pas ndarjes nga Bad Bunny, Kendall Jenner rikthehet me Devin

Ylli i Phoenix Suns, Devin Booker dhe Kendall Jenner, janë rikthyer së bashku, sipas informacioneve nga TMZ pranë të dy personazheve të famshëm, që tregojnë se ata po përpiqen rindezin dashurinë e tyre.

TMZ thekson se ata kalojnë më shumë kohë së bashku, duke i marrë gjërat 'ngadalë'. Aludimet filluan të qarkullonin se Booker dhe Jenner kishin rindezur romancën e tyre pasi lojtari i Phoenix Suns u pa në suitën private të Kardashian në Allegiant Stadium gjatë Super Bowl LVIII.

Raportohet se Devin Booker dhe Kendall Jenner filluan të takoheshin gjatë pandemisë Covid-19 në vitin 2020. Megjithatë, ata nuk e zyrtarizuan lidhjen e tyre deri në mesin e vitit 2021, duke u bërë një nga çiftet e preferuar.

Në vitin 2023, u zbulua se Kendall Jenner filloi të takohej me artistin Bad Bunny. Mirëpo, gjërat mes tyre nuk shkuan mirë, pasi nuk janë parë më bashkë në publik.

Konfirmohet/ Pas ndarjes nga Bad Bunny, Kendall Jenner rikthehet me Devin

Nga ana tjetër, Jenner dhe Devin Booker thuhet se i dhanë fund lidhjes së tyre në një moment në vitin 2022. Sipas raportimeve të mediave, arsyet ishin koha e tyre e kufizuar për shkak të orarit të ngjeshur, me Booker si një lojtar NBA që vazhdimisht udhëton dhe Jenner me angazhimet e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF