KreuCelebrity

Kristi rrëfen çfarë i tha e ëma kur takoi të dashurën e tij!

Kristi rrëfen çfarë i tha e ëma kur takoi të

Kristi Dragot ishte së fundi i ftuar tek “Ftesë në 5”, ku tregoi më shumë për ekspozitën që ka hapur. Ekspozita, sic tha, dëshmon dicka më tepër edhe rreth karakterit të tij, ndërsa pretendoi se në BBV në fakt ka treguar vetëm 20% të vetes.

Kristi rrëfen çfarë i tha e ëma kur takoi të

Në intervistë, ai ka folur më shumë për lidhjen e tij, që tashmë e ka pranuar publikisht. Madje sqaroi se partnerja e tij ka qenë një ndër të ftuarat speciale në këtë event kaq të rëndësishëm për të. Kristi thotë se kjo marrëdhënie e tij është tepër serioze dhe po konsolidohet dita ditës edhe më shumë.

Kristi rrëfen çfarë i tha e ëma kur takoi të

Ai ka zbuluar se prindërit e tij e kanë takuar të dashurën e tij, Lisja, e madje e ëma ka kishte bërë një koment pa doreza:“Shyqyr që gjete një vajzë që të shkon”. “Moza është shumë e kënaqur se edhe e ngjan pak, ka një ajër të mamasë sime“, tha Kristi.

https://youtu.be/nfWUhfuaqfo

Para disa javësh ndërkohë, kur u pyet për planet për t’u bërë baba në një intervistë, ai tha që akoma nuk është i gatshëm për të marrë një hap kaq të madh në jetën e tij pasi nuk di as si ta mbante në dorë atë. “Një bebe, tani akoma. Tani nuk do të dija çfarë të bëja me atë beben, si ta kapja, nuk do dija fare. Po dhuratë e bukur është absolutisht, por tani për tani do ishte shumë e vështirë”, ishte komenti i tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF