KreuCelebrity

Letra e mamit të Kristina Bakiut s’duhet humbur! Përlotet modelja!

Letra e mamit të Kristina Bakiut s’duhet humbur! Përlotet

Modelja e njohur, Kristina Baki, ka qenë së fundmi e ftuar në “Ftesë në 5”, dhe ndër të tjera ka folur për jetën e saj private. Gjatë intervistës, modelja është surprizuar nga një letër e shkruar nga nëna e saj. Kristina u emocionua dhe u përlot teksa dëgjoi fjalët e bukura që mamaja e saj kishte shkruar për të.

“Mam, ti e di sa shumë të dua dhe me sa shumë fat jam që ti je vajza ime. Sepse ti ke ngelur ajo Kristina e dashur, e thjeshtë dhe me këmbë në tokë siç ke qenë gjithmonë. Është fat i madh të jesh prind i një vajze, por akoma më i madh është të jesh gjyshe e një mbese. Jam e lumtur pafund të të shoh tani edhe në statusin e nënës, teksa ti kujdesesh kaq mirë për vajzën tënde. Kjo është një krenari edhe më e madhe për mua, përpos arritjeve të tua në karrierë apo në jetë.

Letra e mamit të Kristina Bakiut s’duhet humbur! Përlotet

Gjithashtu, dua të të them faleminderit pafund që më ke bërë gjyshen e Sierës, për mua nuk do të kishte dhuratë më të bukur në këtë jetë. E thonë të gjithë ata që e kanë provuar se kur bëhesh prind gëzohesh 1 herë, ama kur bëhesh gjyshe gëzohesh 100-fish. E tani e besoj sa e vërtetë është kjo. Ti ke merak se mos unë lodhem kur më lë të kujdesem për Sierën, por ku di unë çfarë është lodhja kur jam me dashurinë e nënës!

Mam për ty dhe mbesën time do të shkruaja pafund, por do ta mbyll me kaq sepse dhe ti nuk ke shumë qejf kur unë ta shpreh dashurinë publikisht, se thua gjërat më të rëndësishme i shijoj privatësisht, por unë s’mund të rri pa të thënë sërish të dua pafund!

Qëndro gjithmonë kështu siç je, duaji dhe respektoji njerëzit që të rrethojnë, bëhu shembulli më i mirë për vajzën tënde dhe fal sa më shumë dashuri, atë që ti bën shumë mirë! Të puth mam!”, këto ishin fjalët që mamaja e Kristinës i dedikoi së bijës.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF