KreuCelebrity

Machine Gun Kelly ndryshon emrin e artit!

 Machine Gun Kelly ndryshon emrin e artit!

Machine Gun Kelly, emri i lindjes së të cilit është Colson Baker, ka ndryshuar emrin e tij profesional në MGK. Që prej 29 shkurtit, profilet e tij në Spotify, Apple Music, Tidal dhe YouTube lexonin mgk për të pasqyruar ndryshimin.

Po kështu, emri i tij në platformën X u ndërrua në inicialet MGK, megjithëse u @machinegunkelly mbeti i njëjtë. Ndryshimi i emrit vjen më shumë se një vit pasi akti i komedisë Chad dhe JT kërkuan të hiqte “machine gun” nga pseudonimi.

Machine Gun Kelly ndryshon emrin e artit!

Siç shihet në një video në YouTube të shtatorit 2022, dyshja i kërkoi MGK-së të bënte ndryshimin në një koncert, duke e shtyrë atë të pyeste audiencën: “Çfarë mendoni?”. Gjithashtu ndërsa merrte pjesë në ngjarjen 2023 “GQ Men of the Year” me të fejuarën e tij Megan Fox, MGK u kërkoi të pranishmëve ta thërrisnin me një emër të ri.

“Kam një kërkesë”, u tha ai fotografëve në tapetin e kuq, siç shihet në videon që qarkullon në rrjetet sociale, “në vend të ‘Machine Gun’, a mund të më thërrisni thjesht ‘Machine' tani e tutje?”.

Ndryshimi i emrit nuk është i vetmi transformim që MGK ka pësuar muajt e fundit, pasi disa javë më herët reperi zbuloi se ai kishte mbuluar shumicën e tatuazheve të tij me bojë të zezë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF