Teksa bisedonte me Rozën, Rikja tregoi një episod të trishtë të jetës të saj. Ajo rrëfeu se i ati krijoi një lidhje jashtë martese, dhe kur mamaja e tyre ishte në spital, i solli të dashurën në shtëpi. “Kur pas shumë vitesh ne u bashkuam ai kishte bërë një jetë të re në Itali po ne nuk e dinim ai kishte shumë vite vetëm. Prandaj u preka shumë dje se me erdhën në mend skenat.
Kishte një partnere tjetër nuk kishte bërë fëmijë, por ajo na e ka nxirë jetën mua dhe mamit. Ishte shumë e keqe, vinte te shkolla ime donte të na afronte mua dhe motrën. Pastaj kur mami bëri aksident e përfundoi në koma, babi i qëndroi afër po pastaj e zëvendësoi mamin me ketë gruan e na e solli në shtëpi kur mami ishte në spital. Babi në Shqipëri humbi jetën. Nuk kam një fotografi ku jemi të gjithë bashkë. Nuk dua ta gjykoj babin, e kam pasur pikë të dobët. Kur erdhi në Shqipëri u sëmur, e ka ndërruar jetë në krahët e mi.
E di Sanatoriumin e Tiranës përballë ka disa dhoma me qera që të shikoja nga dritarja e reanimacionit se isha në merak se ishte me xhama, dhe e shikonim. Sado keq u soll me ne prapë i qëndruam afër,”-tha Rikja.