KreuCelebrity

Manjola Nallbani vjen me hitin e radhës!

Manjola Nallbani vjen me hitin e radhës!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur Manjola Nallbani këtë të mërkurë ka ardhur pranë publikut me një projekt të ri muzikor.

“Sa e kam prit” quhet kënga e re e artistes dhe duhet thënë që menjëherë ka rrëmbyer zemrat e adhuruese të muzikës së vërtetë.

Manjola Nallbani vjen me hitin e radhës!

Këngët e divës së muzikës nuk zhgënjejnë asnjëherë dhe sapo ajo publikon një projekt të ri, bëhen pjesë e festave e gëzimeve të kujtdo. “Sa e kam prit” është një këngë ritmike, me muzikë të Alex dhe Stiv dhe teksti nga ky i fundit në bashkëpunim me Anxhela Peristerin.

Pak orë kanë kaluar që kur “Sa e kam prit” është publikuar dhe të shumta kanë qenë urimet për Manjolën nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj të shumtë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF