KreuCelebrity

"Mbaji sytë dhe portofolin hapur"; Tom Cruise merr një mesazh nga ish-bashkëshorti i partneres së re!

"Mbaji sytë dhe portofolin hapur"; Tom Cruise merr një

Aktori Tom Cruise ka qenë kryefjala e mediave në mbarë botën për romancën e tij të re me Elsina Khayrova. Ndër komentet e shumta që janë bërë, ajo çka ka tërhequr më së shumti vëmendjen e të gjithëve, është mesazhi që ish-bashkëshorti i 36-vjeçares i ka dhënë aktorit.

Oligarku rus Dmitry Tsetkov, ish-bashkëshorti i Elsina Khayrova, ka paralajmëruar Tom Cruise për telashet e mundshme financiare që mund t’i shkaktojë romanca me Elsina Khayrova. Dmitry Tsetkov, i cili pati një divorc të kushtueshëm, këshilloi Cruise për të mbajtur sytë dhe portofolin hapur.

"Mbaji sytë dhe portofolin hapur"; Tom Cruise merr një

“Pavarësisht se me këdo që ajo është qoftë me Tom Cruise ose këdo tjetër, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se asaj i pëlqejnë gjërat më të mira në jetë dhe ka shije të shtrenjta dhe luksoze”, tha Tsetkov për “Daily Mail”. “Ajo është 36 vjeçe, është e bukur, e pavarur financiarisht dhe e do jetën”, është shprehur Dmitry Tsetkov, i cili ka shtuar se ajo  nuk ka qenë kurrë një fanse e aktorit.

Manjati i diamanteve dhe minierave zbuloi se procedurat e tij trevjeçare të divorcit i kushtuan atij afro 200 milionë dollarë, duke çuar në shitjen e disa aseteve për të përmbushur detyrimet financiare.

"Mbaji sytë dhe portofolin hapur"; Tom Cruise merr një

Lajmet për romancën e Cruise dhe Khayrova nisën pasi ata u panë së bashku në një festë në sheshin Grosvenor të Londrës. Dyshja thuhet se kaluan pjesën më të madhe të natës duke kërcyer përpara se të largoheshin së bashku në orët e para të mëngjesit.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF