Pas mbetjes jashtë nga Sanremo 2024, Al Bano nuk e fsheh dot zhgënjimin: “I propozova dy këngë, por Amadeus nuk më donte.” Këngëtari i njohur rrëfeu se do të kishte dashur të merrte pjesë në atë që do të ishte festivali i tij i fundit. "Unë do ta kisha mbyllur karrierën me 20 vite: katër si i ftuar dhe gjashtëmbëdhjetë si konkurrent", u shpreh ai.
Kisha paraqitur dy pjesë, thotë Al Bano: 'Ci devi credere', shkruar bashkë me Vaia (drejtor i përgjithshëm i Institutit Spallanzani në Romë) dhe një tjetër shumë interesante që më kaloi Pasquale Mammaro. Por Amadeus nuk pranoi as njërën, as tjetrën. As nuk jam plotësisht nëse i ka dëgjuar”, u shpreh ai.
“Ka dy mënyra për të marrë pjesë në Sanremo”, - vazhdon më tej ai: “Si i ftuar dhe si konkurrent në garë. Dhe nëse si mysafir adrenalina është e lartë dhe është një përvojë e bukur, si konkurrente pastaj është një botë krejt tjetër. Nëse do të kisha bërë edhe këtë Festival, do ta kisha mbyllur karrierën time në Sanremo me njëzet paraqitje, dhe do ta lija këtu, sepse mosha tashmë ma dikton të tërhiqem”.