KreuCelebrity

Megan Fox flet hapur: Kam rënë në dashuri edhe me meshkuj të tjerë kur isha me Brian Austin Green”!

Megan Fox flet hapur: Kam rënë në dashuri edhe me meshkuj të

Megan Fox pranon se ra në dashuri me 'njerëz të tjerë gjatë gjithë kohës' ndërsa ishte e martuar me Brian Austin Green: 'Nuk isha e mrekullueshme

Aktorja e njohur Megan Fox ka folur sw fundmi për periudhën kur ishte e martuar me Brian Austin Green. “Kam dashuruar shumë njerëz gjatë gjithë kohës. Shkoja në punë dhe dashurohesha sepse isha fëmijë dhe po, kurrë nuk kisha lirinë e plotë për të qenë beqare dhe për ta përjetuar atë jetë”, tha ylli i “Transformers” e ftuar në podcastin “Call Her Daddy”.

Megan Fox flet hapur: Kam rënë në dashuri edhe me meshkuj të

Fox nuk zbuloi asnjë nga yjet për të cilët kishte rënë në dashuri dhe as nuk pranoi ndonjë tradhti gjatë intervistës me prezantuesen e podcast-it, Alexandra Cooper.  “Unë nuk kam qenë një e dashur e shkëlqyer për Brian, të jem e sinqertë”, rrwfeu ylli i Jennifer Body.

Aktorja tha se Green nuk ishte i mirë për të, por kuptoi se mosha e saj kishte shumë të bënte me problemet e tyre. Fox filloi të takohej me ish-burrin e saj kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe në 2004.

Më pas, ajo u martua me yllin e “Beverly Hills, 90210” i cili është gati 13 vjet më i madh se ajo. Fox dhe Green kanë tre fëmijë; Noah, Bodhi dhe Journey.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF