KreuCelebrity

Menjëherë pas princ Lekës, reagon për herë të parë Elia: “Nuk është aspak…”!

 

Menjëherë pas princ Lekës, reagon për herë të

Mbrëmjen e sotme Princ Leka ka dalë me një deklaratë për ndarjen nga Elia Zaharia. Permes nje reagimi zyrtar, ai koknfirmoi gjithcka e bën me dije se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore.

"Përshëndetje miq dhe dashamirës,

Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kane parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!! Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën. LTM Princ Leka Il nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje, thuhej ne njoftim. Menjehere pas kesaj, edhe Elia ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Miq dhe dashamires,
Me duhet t’ju komunikoj qe sot filluam proçedurat ligjore per zgjidhjen e marteses, pasi vendosem bashkarisht te kerkojme zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk eshte aspak nje realitet qè mè lumturon, pasi besoj nè vlerat e familjes si gjene me te shtrenjte! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time tè rritej me prinder tè ndarè, por ndonjehere ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo c’ka ka me shume rendèsi, eshte qè vogelushja ime ta perjetoie këtë moment sa me lehte tè jetè e mundur!
Ju falenderoj shume te gjitheve ju qè me keni shkruar e më keni dhene kurajo! Pavaresisht ketyre muajve te veshtire që kam kaluar, dashamiresia juaj me ka dhene force!
Ju uroj shendet e lumturi ne familiet tuaja!”- shkruan Elia në Instagram

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF