KreuHoroskop

Meri Shehu bën parashikimin për këtë javë; jep yjet për secilën shenjë!

Meri Shehu bën parashikimin për këtë javë; jep yjet

Astrologia Meri Shehu ka qenë e ftuar edhe këtë të hënë te “Rudina” dhe si çdo javë ka bërë parashikimin e yjeve për këtë javë. E kjo javë e fundit e Marsit, sipas astrologes është ndër më të rëndësishme, me energji pozitive dhe me ndryshime për të gjitha shenjat, ndryshime që sipas Meri Shehut do të jenë afatgjata.

“Kjo është një nga javët më të rëndësishme të bukura. Sot e kemi filluar ditën me hënën e plotë në Peshore. Dhe e dini që Peshorja është shenja e harmonisë, e komunikimit, e bukurisë, ekuilibrit, e të vënit të gjërave në vendin e duhur dhe e marrëdhënieve me të tjerët. Do marrë pjesë dhe Plutoni në këtë Hënë të plotë, kështu që është që është më i thellë ndikimi, më i brendshëm.

Meri Shehu bën parashikimin për këtë javë; jep yjet

Është shumë energji e mirë dhe sjell ndryshime në të gjitha shenjat dhe ndryshimet janë afatgjata. Është eklips hënor është shumë i rëndësishëm, i pari i këtij viti”, tha astrologia.

Yjet për secilën shenjë të horoskopit për këtë javë nga Meri Shehu: Dashi 2 yje, Demi 3 yje, Binjakët 1 yll, Gaforrja 3 yje, Luani 1 yll, Virgjëresha 2 yje, Peshorja 3 yje, Akrepi 4 yje, Shigjetari 2 yje, Bricjapi 3 yje, Ujori 3 yje, Peshqit 4 yje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF