Meri Shehu ka nisur te shfaqet si nje nga banoret e "forta" te BBV3. Astrologia eshtë përfshirë në shumë debate me banorët e “Big Brother Vip”, duke krijuar jo pak zhurmë edhe në rrjete.
Së fund, Big Brother vendosi që t`i përfshijë banorët për të diskutuar për një temë mjaft delikate, si “Të ruash marrëdhënien me ish-in”. Ndërkohë që banorët janë ndarë në grupe per këtë “talk show”, si prezantuese e tij është zgjedhur pikerisht Meri.
Teksa ka qenë duke prezantuar programin, Meri ka nisur menjëherë me një thirrje publike për ish-partnerët e saj, duke i ftuar që të rikthehen tek ajo. “Më dëgjoni, më shikoni, ju ish-at e mi, ku jeni, kthehuni tek unë”, ka thënë astrologia, duke shkaktuar pafund të qeshura tek banorët.



















