KreuCelebrity

“Merresh me gratë e shokëve”, Meritoni i bën akuzën e rëndë Romeos

“Merresh me gratë e shokëve”, Meritoni i bën
Debati mes Romeos dhe Meritonit është përshkallëzuar akoma më shumë në fund të spektaklit të mbrëmjes së djeshme në Big Brother Vip Albania.

Ka qenë Romeo ai që i është drejtuar Meritonit që merret me gratë e shokëve, duke nënkuptuar sulmet që i ka bërë vazhdimisht në lojë Sarës gjatë kohës që ajo dhe Bardhi ishin në shtëpi, dhe tashmë edhe Heidit duke i kujtuar asaj flirtet me Fatjonin dhe Alfion para se të bëhej e dashura e Romeos.

Meritoni i ka dhënë një tjetër konotacion kësaj deklarate, duke bërë kundërakuzë në drejtim të Romeos. Ai tha se personi që është përmendur se merret me gratë e shokëve jashtë shtëpisë është pikërisht Romeo, duke iu referuar deklaratës së një personazhi të njohur në TikTok.

Bëhet fjalë për një deklaratë publike e cila është bërë virale disa kohë më parë, ndërsa Romeo ka përmendur edhe emrat e tyre, duke treguar se bëhet fjalë për mikun e tij të ngushtë Elgit Dodën dhe bashkëshorten e tij, Klea Huta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF