Bukuroshja Anada Nikollari ka marrë pjesë në projektin më të ri muzikor të artistit të njohur Elgit Doda, i cili në bashkëpunim me Elai ka sjellë për publikun këngën “Mërzia”.
View this post on Instagram
Modelja Nikollari duket shumë bukur në klipin e realizuar dhe të shumta kanë qenë komplimentet që ajo ka marrë nga fansat dhe ndjekësit e saj.
Padyshim që vetë modelja, e cila së fundmi ka qenë edhe në coverin e revistës “Bordo”, është shumë e lumtur për këtë projekt.
View this post on Instagram
Një gjë të tillë ajo e ka shprehur edhe në një nga postimet e saj në rrjetin social Instagram, “Shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti të bukur” , ka shkruar Anada Nikollari, teksa ka publikuar këngën më të re të Elgit Dodës.