Modelja e njohur Sofia Richie dhe bashkëshorti i saj Elliot Grainge do të bëhen prindër. Modelja zbuloi për “Vogue” se është shtatzënë me një vajzë.
Richie, e cila është rreth gjashtë muajshe shtatzënë, tha se ishte zgjedhja e saj ta mbante të fshehtë që ishte në pritje të ëmbël.
“Shtatzënia është vërtet e frikshme. Nuk e kuptova se ka kaq shumë gjëra që duhet të arrish dhe kaq shumë teste që duhet të bësh. Për mua, ishte vërtet e rëndësishme të mbronim shëndetin tonë mendor dhe hapësirën tonë në çift”, u shpreh modelja.
Richie tha se ajo dhe Grainge nuk e prisnin të bëheshin me një vajzë, “Ne të dy menduam vërtet se ishte një djalë, kështu që ishte një befasi e vërtetë. Ëndrra ime në jetë është të kem një vajzë, por dhe Elliot është shumë i emocionuar”.
Kujtojmë që Richie dhe Grainge dolën publikisht me lidhjen e tyre në fillim të vitit 2021.