KreuCelebrity

Nata e parë e X Factor Albania, një mbrëmje magjike: Produksioni rezervoi një surprizë të madhe për garuesit!

Nata e parë e X Factor Albania, një mbrëmje magjike: Produksioni

Nën prozhektorët e  dritave, ethet e prapaskenës, moderimit të Alketa Vejsiut, interpremtimet e artistëve të rinj e komenteve pikante të katër anëtarëve të jurisë, nata e parë ‘live’ e spektaklit X Factor që u mbajt mbrëmjen e 12 Janarit qe një magji. Ashtu sikurse kishim parë në fazat e mëparshme, konkurrentët e këtij sezoni janë njëri më brilant se tjetri, të cilët përveç zërit, imazhi skenik dhe grinta në skenë i kanë kthyer që tani këta të rinj në artistë mirëfilli.

16 konkurrentë u ngjitën në skenën e spektaklit për të shfaqur talentin e tyre përmes performancave unike. Kategoria e djemve e udhëhequr nga Arilena Ara, vajzat e mentoruara nga Elhaida Dani së bashku me grupin “The Chemicals” si dhe grupi mix nën kujdesin e Young Zerkës u kujdesën të jepnin më të mirën e tyre.

Gjatë fundit të mbrëmjes kur të gjithë po prisnin nën ankth emrin e të eliminuarit, pas suspancës Alketa tha emrin që askush nuk e priste:

“Sonte largohet në shtëpi vetëm Alketa Vejsiu!

Produksioni vendosi të surpsizojë garuesit duke mos bërë asnjë eliminim natën e parë. Gara sapo ka filluar…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF