Aktori i njohur amerikan, Richard Lewis, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles në moshën 76-vjeçare. Mësohet se shkak për vdekjen e tij u bë ataku në zemër. Richard Lewis njoftoi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit dhe ishte tërhequr nga ‘stend-up komeditë’.
-
Ashley Benson bëhet nënë për herë të parë!
1 Mars, 10:37
Së fundmi, ai u shfaq në sezonin e 12-të të ‘Curb Your Enthusiasm’, që po transmetohet aktualisht në HBO. Siç vë në dukje Variety, në vitin 2021 aktori njoftoi se nuk do të shfaqej në sezonin e 11-të të “Curb” për t’u rikuperuar nga tre operacione.
Megjithatë, ai i befasoi shikuesit duke u rikthyer në set për një episod të sezonit të 11-të, duke thënë: “Kur hyra brenda dhe ata duartrokitën, u ndjeva si një milion dollarë. Larry, të cilit nuk i pëlqejnë përqafimet, më përqafoi dhe më tha sa i lumtur ishte pasi xhiruam skenën tonë”.
Gjatë gjithë karrierës së tij, komediani ka folur për luftën e tij me varësinë nga droga dhe alkooli, si dhe për “betejën” e tij me depresionin dhe sulmet e panikut.