KreuCelebrity

Ndërhyrje estetike në Turqi, vdes 26 vjecarja- nënë e tre fëmijëve!

Ndërhyrje estetike në Turqi, vdes 26 vjecarja- nënë e tre

Demi Agoglia, një 26-vjeçare nga Mançesteri, ka ndërruar jetë pasi i është nënshtruar një operacioni estetik në Turqi. Demi ishte një nënë e tre fëmijëve; familja e saj se tani nuk mund të gjejë më qetësi për shkak të humbjes që pësoi. 

Ndërhyrje estetike në Turqi, vdes 26 vjecarja- nënë e tre

Në rastin tronditës, e reja rezulton të ketë pësuar atak në zemër pas ndërhyrjes estetike. Demi ishte e vendosur të bënte një ndryshim fizik, dhe për këtë arsye, i ishte drejtuar një klinike të njohur në Stamboll.  

Por vetëm dy orë para se të largohej nga Turqia, ajo nuk u ndje mirë dhe kërkoi të shkonte në klinikë për një kontroll. Rrugës megjithatë, ka ndjerë dhimbje të forta në gjoks, më pas ka pësuar infarkt. Partneri i saj, i cili po e shoqëronte, u përpoq t`i jepte ndihmën e parë, por më kot. Me të mbërritur në spital, Demi është dërguar me urgjencë në terapi intensive, mjekët thanë se bënë gjithçka për t'i shpëtuar jetën, por fatkeqësisht ndodhi e pashmangshmja dhe e reja vdiq.  

Ndërhyrje estetike në Turqi, vdes 26 vjecarja- nënë e tre

Sipas Daily Mail, Demi kishte bërë një ndërhyrje për ngritjen e të pasmeve, por është ndjerë keq pak ditë më vonë edhe pse mjekët e përshkruan operacionin si të suksesshëm.  

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF