KreuCelebrity

Në një lidhje me Dua Lipën; reagon për herë të parë Callum Turner!

Në një lidhje me Dua Lipën; reagon për herë të

Dua Lipa Lipa dhe Callum Turner janë së bashku në një lidhje dashurie. Së fundmi një burim pranë tyre ka thënë se ata kanë vetëm pak kohë që po dalin bashkë, teksa ka shtuar se,

 “Kjo e bën atë të lumtur dhe ajo është e emocionuar të shohë se si shkojnë gjërat. Është shumë herët për të thënë nëse ka ndonjë perspektivë afatgjatë mes tyre, por ata janë padyshim shumë të dashuruar. Miqtë e tyre të përbashkët mendojnë se ata janë një çift i mrekullueshëm”.

Aludimet për lidhjen e tyre nisën kur këngëtarja u pa duke u përqafuar me aktorin në premierën e “Masters of the Air” në Los Angeles të mërkurën (10 janar). Ishte TMZ që postoi një video të Dua Lipës dhe Callum Turner, duke kërcyer së bashku në një festë për filmin e tij të ri.

Në një lidhje me Dua Lipën; reagon për herë të

Pas publikimit të videos, Callum Turner ka folur për statusin e marrëdhënies së tyre. “Asnjë koment”, u tha ai fotografëve të cilët e pyetën nëse po dilte me Dua Lipën.

Kujtojmë se para romancës së saj me Turner, Dua Lipa ishte në një lidhje me regjisorin Romain Gavras. Të dy u ndanë në dhjetor 2023, pas më pak se një viti lidhje.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF