KreuCelebrity

Në super formë; Donna Mills (81 vjeçe) zbulon regjimin ushqimor!

Në super formë; Donna Mills (81 vjeçe) zbulon regjimin

Aktorja e njohur Donna Mills, 81 vjeçe, vazhdon të magjepsë publikun me pamjen e saj. Si pjesë e promovimit të serialit të ri “Ladies of the ’80s”, Donna ndau me “First for Women” sekretet e mënyrës së saj të jetesës.

Aktorja theksoi se mban një dietë të disiplinuar. “Unë e dua bukën, akulloren, ëmbëlsirat, por karbohidratet më bëjnë të shtoj në peshë, ndaj përpiqem t’i shmang ato”, theksoi ajo.

Ajo tregoi se zgjedh alternativa më të shëndetshme si spageti me kungull në vend të makaronave, të aromatizuara me gjalpë, hudhër dhe djathë parmixhano.

Në super formë; Donna Mills (81 vjeçe) zbulon regjimin

Nëse ajo ndihet e përgjumur, preferon të bëjë një shëtitje në vend që të pijë kafe dhe një pjesë thelbësore e dietës së aktores 81-vjeçare është hidratimi. Ajo pi dy shishe ujë në ditë, të cilave herë pas here i shton limon.

Në super formë; Donna Mills (81 vjeçe) zbulon regjimin

Kujtojmë që Dona është në një lidhje me aktorin dhe producentin Larry Gilman, gati 10 vjet më i ri se ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF