KreuCelebrity

Nicole Kidman i bashkohet trendit të flokëve të shkurtër dhe duket shumë bukur!

Nicole Kidman i bashkohet trendit të flokëve të shkurtër dhe

Nicole Kidman ka befasuar ndjekësit me ndryshimin ne look. Aktorja e famshme i është bashkuar trendit të momentit, modelit bob të flokëve. Ajo e zbuloi ndryshimin drastik të flokëve përmes një postimi në Instagram.

Nicole Kidman i bashkohet trendit të flokëve të shkurtër dhe

Flokët e gjatë në nuancën e biondes në luleshtrydhe, ia kanë lënë vendin flokëve të shkurtër në tonet e biondes së akullt. Artistja e grimit, Gucci Westman ishte ajo që publikoi një foto nga prapaskenat e sflilatës së Balenciaga-s, ku e ulur në një karrige shfaqet edhe Nicole me modelin e ri të flokëve të shkurtër dhe me ngjyrën e re të biondes, që e bë të duket edhe më e re.

Nicole Kidman i bashkohet trendit të flokëve të shkurtër dhe

Ky ndryshim drastik i pamjes së Kidman është i dyti pas atij në filmin “Expats”, ku ajo u shfaq me flokë super të shkurtër bob, por më të harkuar në pjesën fundore. Vitet e fundit, Nicole ka preferuar që t’i qëndrojë besnike flokëve të gjatë, shpesh me onde ose kaçurrela që është dhe forma natyrale e flokut të saj. 

Nicole Kidman i bashkohet trendit të flokëve të shkurtër dhe

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF