KreuCelebrity

Nis“Ferma Vip”, Bes Kallaku: Unë do jem ai që do i fus të gjithë të punojnë!

Nis“Ferma Vip”, Bes Kallaku: Unë do jem ai që do i fus

Me nota të forta humori (karakteristikë enjohur e tij kjo), Bes Kallaku shpjegoi rolin e tij në “Ferma Vip”, e tha se se do të jetë më i urryeri nga fermerët, pasi do t’i organizojë ato në punët e përditshme të fermës. “Unë do jem ai që do i zgjoj, unë do jem ai që do i torturoj, unë do jem ai që do i fus të punojnë, unë do jem ai që do i fus me kosit, që do i mësoj si të mjelin lopën, sepse këto janë eksperienca që unë i kam kaluar në jetë”, shpjegoi aktori.

Nis“Ferma Vip”, Bes Kallaku: Unë do jem ai që do i fus

Besi shtoi se fshatin e konsideron habitatin e tij, ndaj në këtë format e gjen veten më së miri. “Unë jam në habitatin tim duke qenë se deri në moshën 20-vjeçare kam jetuar me gjyshërit e mi në fshat, në Bubq, atëherë unë jam në habitatin tim. Personi që dua të falenderoj në çmendurinë e saj është Olta Dulaku sepse një person i çmendur si ajo mund të krijonte një Bubq në periferi të Tiranës. Dua të falenderoj Oltën sepse pati një sfidë jashtëzakonisht shumë të madhe pati sfidën për të gjetur kryekatunarin më të famshëm në Shqipëri që jam unë”, theksoi ai.

Çizmet, sipas Besit, janë ogur i mbarë i karrierës, të cilat do e shoqërojnë edhe në këtë format.“Oguri i mirë i të gjithë karrierës time artistike në daljen time televizive kanë qenë çizmet dhe unë e nis rrugëtimin tim në Vizion Plus e “Ferma Vip”, po prapë me çizme”, tha ai.



Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF