Arbana Osmani duket se nuk ka për të qenë krahë Ledion Liços në prezantimin e ‘Big Brother Vip’ mbrëmjen e nesërme. Pikerisht sot, nje dite perpara fillimit te programit, ajo ka nisur pushimet në një vend malor dhe kete e tregoi me një foto të saj në Instagram nga pushimet duke hedhur poshtë zërat se do të jetë bashkëprezantuese në formatin e famshëm.
https://www.instagram.com/p/C1_3v6motl-/?utm_source=ig_web_copy_link
"Ledioni është shumë i mirë dhe do të prezantojë shkëlqyer!", ka shkruar me heret moderatorja, ndërkohë që kujtojmë që Ledion Liço e ka provuar më herët këtë eksperiencë pasi ka prezantuar edicionin e 8-të të “Big Brother”, në kohën kur djali i madh i Arbana Osmanit sapo kishte ardhur në jetë.
Arbana gjithashtu në komentet e ndjekësve ka zbuluar se do të jetë shumë shpejt në ekran ndonëse jo në BBV. "Nuk iki nga ekrani unë kaq kollaj jo! Do shihemi shpejt!", ka shkruar ajo pa zbuluar se me cilin program.