KreuCelebrity

“Një njeri special…”: Për kë do e marrë malli Romeon kur të hyjë në Big Brother VIP 3?!

“Një njeri special…”: Për kë do e marrë

Romeo Veshajn po e ndjekin nga pas aludimet se do të jetë pjesë e Big Brother VIP 3, edhe pse ai vetë haptazi, nuk e ka bërë një pohim të tillë. Teksa parakalonte në tapetin e kuq të premierës së filmit  “5 herë jo”, u intervistua nga Eni Shehu.

Një ndër pyetjet që iu bë Romeos ishte se për kë do ta marrë malli kur të hyjë në “Big Brother Vip 3”. Aktori e theksoi se “nëse” do të bëhet pjesë e formatit, do të ndiejë mungesën e familjes dhe shokëve të tij të ngushtë.

“Një njeri special…”: Për kë do e marrë

 

Pjesë nga intervista

Eni: Edhe pa qenë fare në këtë film të ka dalë emri.

Romeo: Mua mund të më dali emri për shumë gjëra po këtu jam vetëm për Donaldin dhe Borën kam refuzuar ta shikoj të gjithë sepse dua ta shijoj në kinema.

Eni: Për cilin do të marrë më shumë malli kur të filloj “BBV3”?

Romeo: Unë nuk e kam thënë që do futem në “BBV3” e keni thënë ju. Nëse do futem për familjen dhe shokët e ngushtë një njeri special nuk e kam.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF