KreuCelebrity

Nuk fshihet më; Princ Leka komenton në profilin e Blerta Celibashit!

Nuk fshihet më; Princ Leka komenton në profilin e Blerta Celibashit!

Lajmi se Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre prej kohësh po qarkullon në media. Tashmë mësohet se ish-çifti ka nisur edhe procedurat e divorcit, ndërkohë që është raportuar se Princi ka nisur një romancë të re me fotografen Blerta Celibashi.

Pasi u fotografua nën shoqërinë e partneres së tij të re, fotografes Blerta Celibashi, në aeroportin e Budapestit, ata janë fotografuar në Itali, në aeroportin e Romës.

Së fundmi, fotografia ka postuar një video në rrjetin social Instagram të Reshat Arbanës teksa interpreton poezinë “Në mundsh…”. Vëmendjen e ndjekësve e ka marrë komenti i Princ Lekës, duke bërë në këtë mënyrë reagimin e parë ndaj lajmeve që kanë qarkulluar.

Ai ka komentuar emoji me sy me zemra në postimin e Blertës, ndërsa ky koment pëlqyer nga kjo e fundit.

Nuk fshihet më; Princ Leka komenton në profilin e Blerta Celibashit!

Kujtojmë që Princ Leka dhe Elia Zaharia janë prindër të një vajze, Geraldinës.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF