KreuCelebrity

“Nuk ishte fotografja”: Ish këshilltari tregon të vërtetën e ndarjes së Princ Lekës dhe Elia Zaharias!

“Nuk ishte fotografja”: Ish këshilltari tregon të

Edhe pse shume menduan se fotografja Blerta Celibashi mund te kishte qene shkaku i ndarjes se Princit Leka dhe Elia Zaharias, ish-këshilltari për marrëdhëniet me publikun në oborrin mbretëror, Erion Teli, pretendon se kjo është tërësisht e pavërtetë. Sipas tij kriza në çiftin mbretëror nisi perpara një viti e gjysmë, ndërsa Princi filloi të shoqërohej me Blertën vetëm pak javë më parë.

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Princi nuk është njeri që luan me dy standarde. Princi gjatë kohës që ka qenë me zonjën Zahari ka qenë njeri besnik. Nuk luan me dy standarde. Me zonjën Blerta Celibashi kanë një muaj e gjysëm që shoqërohen. Me zonjën Zaharia ka më shumë se 1 vit e gjysëm që mund të quhet e mbyllur.

Princi Leka dhe Zaharia kanë më shumë se 1 vit e gjysëm që të tentuan ta bënin të mundur funksionimin e martetës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës.

Zonja Zaharia përveçse si aktore ajo është dhe Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar, agjenda e saj është e ngjeshur. Princi ka patur agjendën e tij, kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marredhënie të marre fund,” tha ai.

“Nuk ishte fotografja”: Ish këshilltari tregon të

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF