Olta Gixhari është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Së fundmi aktorja ka organizuar një ‘gender reveal party’ ku ka zbuluar gjininë e bebit, në mes të afërmve dhe miqve të saj më të ngushtë.
Olta do të bëhet sërish nënë e një djali. Këtë lajm aktorja e ka ndarë me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku ka publikuar video shumë të bukur të realizuar gjatë festës.
View this post on Instagram
“Ju plotësua dëshira Amarit! Faleminderit zot për gjenë më të shtrenjtë që më ke dhënë Familjen! Faleminderit të gjithë miqve të zemrës, të cilët e bënë këtë ditë akoma edhe më speciale. Faleminderit edhe bashkëpunëtorëve që u bashkuan për të festuar me mua në këtë datë”, ka shkruar aktorja.
Gixhari ka qenë kryefjalë e mediave pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, më pas anëtare jurie në “Dancing with the Stars”, e së fundmi ajo mesa duket po bëhet gati për një tjetër projekt shumë të bukur.
Pak ditë më parë vetë aktorja dha lajmin me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, teksa publikoi disa foto të realizuara në atelienë e stilistes së njohur Enada At’Nikolla.
“Mos flas për masat ose më mirë të them përmasat që trupi im ka marrë, por po them që një projekt i bukur po gatuhet”, ka shkruar aktorja, e ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim…