Ceremonia e BAFTA Awards 2024 u mbajt këtë të diel, dhe u nderuan filmat dhe aktorët më të mirë të vitit të kaluar. Ceremonia e mbushur me yje, e organizuar nga David Tennant, u mbajt në Royal Festival Hall në Southbank Centre të Londrës.
Cillian Murphy, Robert Downey Jr dhe regjisori Christopher Nolan u nderuan të gjithë për punën e tyre në Oppenheimer pasi filmi dominonte çmimet "Bafta".
Murphy u shpall “Aktori më i mirë” për rolin e J Robert Oppenheimer, i njohur si babai i bombës atomike, ndërsa Downey Jr fitoi “Aktorin më të mirë dytësor”.
Drama fitoi shtatë “Bafta”, përfshirë “Filmin më të mirë”. Poor Things fitoi pesë, përfshirë aktoren më të mirë për Emma Stone. Ndërkohë “The Zone of Interest” u vlerësua me 3 çmime dhe “The Holdovers” 2 çmime.
Ishte Michael J Fox që shpalli "Oppenheimer" si fituesin e filmit më të mirë, çmimin kryesor në ceremoninë e së dielës.