KreuCelebrity

Oriz i zi dhe…mësohet dieta që e mban Christiano Ronaldon të ri dhe në formë!

Oriz i zi dhe…mësohet dieta që e mban Christiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo mbushi 39 vjeç në 5 shkurt. Ylli portugez është në një formë fizike të lakmueshme, falë një diete të veçantë dhe stërvitjes që bën vazhdimisht. Karizmatiku Ronaldo është ndër futbollistët më të mirë në histori, me miliona tifozë në mbarë botën. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i vitit 2023 pasi shënoi 54 gola. Futbollisti e ka pranuar disa herë se mund ta mbyllë karrierën në moshën 40-vjeçare, por insiston një vendim i tillë do të lidhej rreptësisht me moshën, dhe jo me gjendjen fizike sic ndodh me shumë futbollistë të tjerë që i afrohen këtij pragu. Gjatë gjithë karrierës së tij, portugezi ka treguar se kujdeset shumë për fizikun e tij dhe pas më shumë se 20 vitesh, ai ende ka një energji të lakmueshme.

Oriz i zi dhe…mësohet dieta që e mban Christiano Ronaldon

CR7 është shumë i kujdesshëm për dietën e tij. Ai kishte shefin e tij personal, Giorgio Barone, i cili kujdesej për dietën e sulmuesit gjatë kohës që luante për Juventusin. Pak kohë më parë, Barone foli për ushqimet që e ndihmojnë Ronaldon të qëndrojë i ri dhe në formë perfekte. Futbollisti shmang sheqernat, yndyrnat dhe karbohidratet.

Oriz i zi dhe…mësohet dieta që e mban Christiano Ronaldon

Ushqimet e tij të preferuara përfshijnë peshkun, ushqimet me proteina pa yndyrë, drithërat dhe sallatat, të cilat ndihmojnë në tonifikimin e trupit dhe djegien e kalorive. “Nuk bëhet fjalë për ushqime të shtrenjta”, thotë ai sipas mirror.co.uk. “Unë përdor ushqime organike dhe natyrale – peshk, pulë, viç, vezë, avokado, vaj kokosi dhe oriz të zi. Duhet të kujdesesh për trupin tënd siç kujdesesh për një Ferrari”, këshillon shefi i kuzhinës italiane. Dieta e shefit të kuzhinës italiane në atë kohë bazohej në shumë proteina: ushqime deti (karkaleca dhe oktapod) – mish viçi dhe drithëra- oriz i zi, e sallata. Një përbërës kryesor i përdorur nga Barone ishte vaji i kokosit, pasi është i pasur me acid laurik, i cili thuhet se djeg yndyrën, nxit metabolizmin dhe forcon sistemin imunitar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF