Greta Gerwig dhe Noah Baumbach janë martuar pas 12 vitesh lidhje. Një burim pranë tyre zbuloi për “Page Six” se i dëgjoi ata duke thënë në prapaskenë në koncertin e Billy Joel në Madison Square Garden se ishin martuar në City Hall.
-
Pas humbjes së nënës, rrëqeth Anna Lika: Më këpute shpirtin moj mami!
26 Dhjetor, 09:37
Lajmi është konfirmuar për shtypin nga përfaqësuesi i Gerwick. “Ata të dy ishin të gëzuar dhe kaq të lumtur. Greta kishte veshur një fund dhe xhaketë të bardhë dhe dukej si nuse. Dhe Noah ishte aq i pashëm në xhaketën e tij”, tha burimi.
Greta Gerwig dhe Noah Baumbach u njohën në xhirimet e filmit “Greenberg” dhe nisën lidhjen në vitin 2011. Ata u fejuan në vitin 2020, por nuk ishin martuar deri më tani.
Ata janë bekuar me dy djem, Haroldin 4-vjeçar dhe marsin e kaluar mirëpritën fëmijën e tyre të dytë.