KreuCelebrity

Pas 7 vitesh, Mariah Carey dhe Bryan Tanaka duket se i kanë dhënë fund lidhjes!

Pas 7 vitesh, Mariah Carey dhe Bryan Tanaka duket se i kanë dhënë

Mariah Carey dhe Bryan Tanaka duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas më shumë se shtatë vitesh lidhje. Shkak për këto aludime është bërë mungesa e Tanaka në shfaqjet e Carey.

Pas 7 vitesh, Mariah Carey dhe Bryan Tanaka duket se i kanë dhënë

Burime për People thanë gjithashtu se Carey, e cila është nëna e binjakëve 12-vjeçarë Moroccan dhe Monroe të cilët i ndan me ish-bashkëshortin Nick Cannon, po kalon gjithashtu pushimet në Aspen pa Tanaka.

Çifti u pa për herë të fundit publikisht në muajin mars, kur Mariah Carey festoi ditëlindjen e saj, të cilën ajo preferon ta quajë “përvjetorin e saj”. Në atë kohë, partneri i saj ndau një foto në Instagram, ku Carey shihej e buzëqeshur teksa ishin të përqafuar me njëri-tjetrin. “Kjo është një nga fotot e mia të preferuara. Gëzuar përvjetorin mbretëresha ime e bukur”, shkroi ai krahas fotos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bryan Tanaka (@bryantanaka)

Mariah Carey dhe Bryan Tanaka filluan të punojnë së bashku profesionalisht në vitin 2006, por pasi Carey u nda nga James Packer, ata filluan të takoheshin me njëri-tjetrin në vitin 2016.

Edhe pse Carey dhe Tanaka fillimisht u ndanë pas pesë muajsh lidhje, ata u ribashkuan javë më vonë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF