KreuCelebrity

Pas diagnotikimit me kancer të Mbretit Charles; Princ Harry kthehet në Britani!

Pas diagnotikimit me kancer të Mbretit Charles; Princ Harry kthehet në

Sipas burimeve, Princi Harry pasi mësoi lajmin e trishtë për diagnozën me kancer të Mbretit Charles ka vendosur të udhëtojë drejt Britanisë për ta parë të atin nga afër.

Harry vitet e fundit i ka kaluar në SHBA me familjen e tij, pasi u largua nga familja mbretërore. Mbreti filloi trajtimin e tij të hënën, tha një deklaratë nga Buckingham Palace.

Megjithatë, pallati nuk ka konfirmuar se çfarë lloj kanceri ka monarku 75-vjeçar. Diagnoza vjen pas trajtimit të një prostate të zmadhuar, edhe pse pallati ka deklaruar se nuk ka kancer në prostatë.

Pas diagnotikimit me kancer të Mbretit Charles; Princ Harry kthehet në

Në njoftimin zyrtar, thuhej se Charles mbetet optimist për trajtimin e sëmundjes së tij dhe mezi pret që t’u kthehet detyrave të tij sa më shpejt që të jetë e mundur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF