KreuCelebrity

Pas humbjes së motrës; Ingrit Gjoni rrëqeth me fjalët: S’e kisha menduar kurrë që..

Pas humbjes së motrës; Ingrit Gjoni rrëqeth me fjalët:

Pas humbjes së motrës në moshë të re, Ingrit Gjoni ka bërë një postim në rrjetin e saj social Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit dhimbjen e madhe dhe pamundësinë për të shkruar atë që motra e saj Ilda meritonte.

Pas humbjes së motrës; Ingrit Gjoni rrëqeth me fjalët:

Mes të tjerave, ajo i premton motrës së ndjerë se do të kujdeset për fëmijët e saj, dritat e syve të saj, deri sa të ketë frymë.

“Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time… Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh. Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur.

Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjët dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu. Faleminderit të gjithëve ju për dashurinë dhe kujdesin e treguar ndaj nesh. Zoti ua shpërbleftë me të mira!

Përcjellja e fundit dhe homazhet do të bëhen më 29 dhjetor nga shtëpia funerale “Parajsa”, ora 14:00, në Sharrë”, ka shkruar Ingriti në postimin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF