KreuCelebrity

Pas triumfit në Festivalin e Këngës, reagon Besa Kokëdhima!

Pas triumfit në Festivalin e Këngës, reagon Besa Kokëdhima!
Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zemrën n’dorë”, ka reaguar për herë të parë pas triumfimit në Festivalin e Këngës.

Çmimi i publikut që ajo mori i dhuron asaj të drejtën për t’u bërë përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Eurovision 2024’, një ngjarje që padyshim është kulmi i karrierës së saj deri më tani.

Në një regaim në “Instagram”, këngëtarja ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe votuan për të, si edhe skuadrën e saj muzikore.

Pas triumfit në Festivalin e Këngës, reagon Besa Kokëdhima!
Besa shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakrahasueshme që mori nga fansat, duke i përmendur ata jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Dardania.

“Faleminderit nga zemra çdo Shqiptari që më ka votuar nga Shqipëria, Dardania, dhe mbështetur emocionalisht/virtualisht nga kudo në botë, ma keni mbushur shpirtin plot me dashuri! Do bëj maksimumin së bashku me skuadrën muzikore Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, RTSh, ta përfaqësoj denjësisht SHQIPTARINË në Eurosong”, shkroi ajo.

Pas triumfit në Festivalin e Këngës, reagon Besa Kokëdhima!
Kujtojmë se artistja u përzgjodh nga votat e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e  68-të të Eurovizion, që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Ndërsa fituesi i Festivalit të RTSH-së, me votat e jurisë, u shpall Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.

Pas triumfit në Festivalin e Këngës, reagon Besa Kokëdhima!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF