KreuCelebrity

“Pema me kokrra gjuhet”/ "Luftë" mes moderatorëve, Fjoralba e ‘ironizoi’ pak ditë më parë, Ledioni i kthen "reston"!

“Pema me kokrra gjuhet”/ "Luftë" mes

 “Ferma Vip”, ka ndodhur disa herë deri tani të jetë krahasuar dhe të jetë vënë përballë “Big Brother Vip”. Ndër komente të publikut vihet re ky krahasim që bëhet nga audienca, ndërsa vetë dy programet nuk i kanë kursyer disa thumba kundrejt njëri tjetrit.

“Pema me kokrra gjuhet”/ "Luftë" mes

Në Prime-n e fundit të “Ferma Vip”, moderatorja Fjoralba Ponari përdori një shprehje popullore tek tha: “Pema me kokrra gjuhet”.E sakaq gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother Vip”, sot.com vëren se edhe Ledion Liço përdori po të njëjtën shprehje. “Siç do thoshte një shprehje, pema me kokrra gjuhet”- tha ai ndërsa e shoqëroi komentin me një mimikë “ironizuese”.

Pak ditë më parë nuk mungoi një thumb edhe nga ana e Fjoralbës, e cila tek po i përgëzonte fermerët për energjinë pozitive që përcjellin, tha se ata kanë rivendosur standartin e të bërit reality show në Shqipëri. Një deklaratë kjo që u mor si thumb për BBV, pasi siç dihet banorët e këtij programi shquhen për debate të forta dhe zhurmë në shtëpi.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF