KreuCelebrity

Për herë të parë; Arabia Saudite do të marrë pjesë në “Miss Universe”!

 Për herë të parë; Arabia Saudite do të marrë

Arabia Saudite do të marrë pjesë për herë të parë në konkursin global të bukurisë “Miss Universe 2024”. Vendi do të përfaqësohet nga modelja 27-vjeçare Rumy Alqahtani.

Ky është një tjetër hap për Arabinë Saudite, e cila ka hequr mantelin e saj konservator nën princin e kurorës Mohammed bin Salman Al Saud.

Për herë të parë; Arabia Saudite do të marrë

Rumy Alqahtani ka ndarë lajmin me miqtë në Instagram, dhe krahas postimit ka shkruar, “Jam e nderuar të marr pjesë në konkursin ‘Miss Universe 2024’. Kjo është pjesëmarrja e parë e Arabisë Saudite në konkursin ‘Miss Universe'”.

Konkursi i bukurisë “Miss Universe” së bashku me konkursin “Miss Ëorld” janë konkurset më të rëndësishme globale të bukurisë dhe të dyja mbahen çdo vit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF